Të Mobilosh Një Apartament

Të Mobilosh Një Apartament

shtepia_ok_594173364

Të mobilosh një apartament apo shtëpi private të duhen ide. Tashmë kompani të ndryshme të shitjeve të mobilieve kanë futur në qarkullim edhe shërbimin më të ri, atë të arreduesit ose ideatorit se si duhet të mobilosh një shtëpi në bazë të sipërfaqes të apartamentit dhe shijeve. Në një apartament normal me një sipërfaqe rreth 70 deri 100 metra katrorë ka çmime të ndryshme për mobilimin.

Me këtë sipërfaqe mund të sigurosh një mobilim të plotë dhe me shijen e një arkitekti për afërsisht midis 10 mijë e deri në 15 mijë euro. Natyrisht që po ta mobilosh vetë shtëpinë do të kushtojë më lirë por nuk i dihet se si je me shijen më të fundit. Nuk ka rëndësi luksi por tendenca e fundit është shija dhe thjeshtësia.

Arredimi i tualetit. Që nga pllakat tek vaska, që nga rubinetët tek sifoni, gjithçka është e studiuar për të dhënë rehati. Duke u nisur nga kjo sipërfaqe e vogël, duhet të bësh disa rregullime për ta transformuar në një vend të këndshëm dhe funksional. Më mirë të zgjedhësh ngjyra të hapura dhe me shkëlqim, me mure të lyera në të gjithë lartësinë e tyre, krijojnë përshtypjen e hapësirës. Arredimi duhet të jetë i thjeshtë dhe kompakt për t’i lënë hapësirë lëvizjes. Nëse muri ku duhen fiksuar nuk është shumë solid, duhet ta forcosh me një mur të vogël me tulla, që mund të shërbejë dhe si një raft ku vendosen objektet. Zgjedhja mesdhetare e mozaikut në mur, me dysheme me elementë detar, mbetet më e rehatshmja dhe e ekuilibruara.

Dhoma e gjumit. Mobilimi i dhomës së gjumit po bëhet gjithnjë edhe më i thjeshtë. Tendenca të fundit flasin se në këtë dhomë preferohet vetëm krevati ne një dollap të thjeshtë në mënyrë për të pasur më shumë hapësira në dhomë. Aktualisht preferohet që dhoma e gjumit të mos të mos ngarkohet shumë.

Related posts

Elementët që do të ngrohin shtëpinë tuaj gjatë sezonit të dimrit

Fillimisht duhet të kemi dëshirën për të pranuar një shtëpi të ngrohtë. E themi këtë...

Më shumë

Lagështira në shtëpi, cilat janë shkaqet dhe si ta evitoni

Lagështirë madje edhe myk, ne dimër shtëpitë tona janë shume te rrezikuara prej këtij...

Më shumë

Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të bardhe për një atmosferë magjike në shtëpi

Si mendoni te krijoni pemën e Vitit te Ri ne ngjyre te bardhe? Ka shume ide shik për te krijuar...

Më shumë

Komento