Sa vite qera ju kushton blerja e një apartamenti në Shqipëri?

Sa vite qera ju kushton blerja e një apartamenti në Shqipëri?

Të blesh një shtëpi, apo edhe të jetosh me qera në Shqipëri, tashmë po kthehet në një luks. Duke iu përafruar në këtë mënyrë standardeve të vendeve të tjera evropiane, tek të cilat prej kohësh, blerja e një shtëpie ka qenë investim i viteve të tëra pune.

Një fakt i tillë rezulton nga të dhënat më të fundit që ka publikuar Banka e Shqipërisë, në një studim të posaçëm, referuar edhe të dhënave të “Global Property Guide”.

Sipas tyre, një shqiptari i kushton blerja e një shtëpie gati sa 35 vjet pagesë qeraje. Ndërsa çmimi i një shtëpie, në krahasim me të ardhurat që ai siguron, është gati sa gjysma e tyre, përkatësisht 54.4%.

Më tej, studimi në fjalë tregon se indeksi i çmimeve të banesave është rritur me një mesatare vjetore +9% vitet e fundit. Ku vetëm në kryeqytet, ky tregues është rritur me rreth 169% për periudhën 13-vjeçare. Dhe përtej faktorëve makroekonomikë, ekspertët e BSH-së vlerësojnë se luhatja e çmimeve të banesave në Shqipëri është ndikuar më së shumti nga faktorët të brendshëm, karakteristike të vendit tonë. “Rritja e popullsisë, lëvizjet demografike brenda vendit, por edhe dëshira më e theksuar për ta pasur në pronësi banesën ku jeton ndaj alternativës së qeramarrjes së saj, ka krijuar në vite një kërkesë të qëndrueshme dhe në rritje për banesa”, pohojnë ata në këtë studim.

Më tej, BSH sqaron se nëse krahasojmë qeranë që një shqiptar paguan për banesën, me çmimin që do t’i duhej ta blinte atë, rezulton se ai është i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

“Raporti i indeksit të çmimit të banesave ndaj indeksit të qerasë është rritur 4.5 herë për periudhën 1998-2010. Megjithëse gjatë vitit 2008 ky tregues ka shfaqur prirje rënëse, në tremujorin e fundit vlera e tij është 1.9 herë më e madhe se mesatarja për periudhën 1998-2008. Megjithëse ky tregues sugjeron se çmimet e banesave janë të mbiçmuara, ecuria e tij në kohë është ndikuar si nga rritja e çmimeve ashtu edhe nga rënia e qerasë së banesave”, thuhet në raportin e BSH-së.

Duke shtuar se bazuar në të dhënat më të fundit, raporti i çmimit të një banese mesatare, me koston vjetore të qerasë për të njëjtën banesë shënon një nga vlerat më të larta ndër vendet e marra në shqyrtim.

Më poshtë, të dhënat konkrete mbi çmimet aktuale të banesave në vendet e rajonit, ato të qerasë si edhe të të ardhurave të siguruara prej tyre …

Raporti i çmimit të banesave me të ardhurat

Shqipëri, Tiranë                        54.4%

Serbi, Beograd                        46.73%

Maqedoni, Shkup                    30.9%

Turqi, Stamboll                       30.45%

Hungari, Budapest                  12.3%

Bullgari, Sofje                         37.51%

Kroaci, Zagreb                        18.51%

Poloni, Varshavë                     34.83%

Republika Çeke, Pragë           21.88%

Rumani, Bukuresht                 33.68%

Greqi, Kretë                            25.19%

Itali, Romë                              16.82%

Të ardhurat nga qeraja, krahasuar me vendet e tjera

(Sa fiton në vit pronari nga qeraja, në përqindje të çmimit të blerjes së banesës)

Shqipëri, Tiranë                        2.7 %

Serbi, Beograd                        5.98%

Maqedoni, Shkup                    7.38%

Turqi, Stamboll                       6.1%

Hungari, Budapest                  8.29%

Bullgari, Sofje                         4.16%

Kroaci, Zagreb                        5.61%

Poloni, Varshavë                     4.88%

Republika Çeke, Pragë           3.8%

Rumani, Bukuresht                 5.54%

Greqi, Kretë                           2.36%

Itali, Romë                              4.4%

Çmimi për një banesë mesatare (120 m2)

Shqipëri, Tiranë                       1474 euro/m2

Serbi, Beograd                        2354

Maqedoni, Shkup                    1058

Turqi, Stamboll                       2386

Hungari, Budapest                  1506

Bullgari, Sofje                         1759

Kroaci, Zagreb                        2217

Poloni, Varshavë                     3546

Republika Çeke, Pragë           3763

Rumani, Bukuresht                 2526

Greqi, Kretë                             2527

Itali, Romë                              5305

Qeraja për një banesë mesatare (120 m2)

Shqipëri, Tiranë                       411  euro/muaj

Serbi, Beograd                        1048

Maqedoni, Shkup                    781

Turqi, Stamboll                       1457

Hungari, Budapest                  1248

Bullgari, Sofje                         732

Kroaci, Zagreb                        1244

Poloni, Varshavë                     1279

Republika Çeke, Pragë           1430

Rumani, Bukuresht                 1400

Greqi, Kretë                            1472

Itali, Romë                              2334

Vite qera për të blerë banesën

Shqipëri, Tiranë                       35.8

Serbi, Beograd                        17

Maqedoni, Shkup                    13.55

Turqi, Stamboll                       16.39

Hungari, Budapest                  12.06

Bullgari, Sofje                         24.04

Kroaci, Zagreb                        17.83

Poloni, Varshavë                     20.49

Republika Çeke, Pragë           26.32

Rumani, Bukuresht                 18.05

Greqi, Kretë                            42.72

Itali, Romë                              22.73

Copyright: Noa

Related posts

Siguria e pronës

Mekanizmat që garantojnë respektimin e pronës publike dhe private në Shqipëri janë sot të...

Më shumë

Pronësia

Fitimi i së drejtës së pronësisë Fitimi i të drejtës së pronësisë të pasurisë së...

Më shumë

Komento