Pronësia

Pronësia

Fitimi i së drejtës së pronësisë

Fitimi i të drejtës së pronësisë të pasurisë së paluajtshme në Shqipëri mund të realizohet në disa forma ligjore. Në çdo rast, fitimi i së drejtës së pronësisë kalon nëpër dy faza:

  • Fitimi i së drejtës së pronësisë, përmes një akti të një autoriteti publik apo me anë të akti noterial (kryesisht kontratë blerje, dhurim ose për shkëmbime të tokës).
  • Përfundimi i kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet regjistrimit të aktit përkatës ose kontratës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Mënyra kryesore për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme është kontrata e blerjes.

Në bazë të ligjit nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve” i ndryshuar, dhe ligjit nr. 8337, datë 30.04.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”, Personat fizikë a juridikë të huaj ju lind e drejta të blejnë truall vetëm pasi te kenë arritur kryerjen e investimeve në përputhje me lejen e ndërtimit, deri në një vlerë jo më të vogël se tre herë vlera e truallit. Ndërsa tokat bujqësore, pyjet, kullotat dhe livadhet nuk mund të blihen nga personat e huaj fizikë ose juridikë por ato kanë të drejtë të marrin me qira tokën bujqësore për një periudhë deri në 99 vjet. Dhënia me qira e tokës bujqësore, pyjeve, kullotave dhe livadheve kryhet sipas dispozitave të Kodit Civil.

Kufizimet e mësipërme nuk zbatohen në rastin kur krijohet një shoqëri e re Shqiptare pavarësisht pronësisë së saj. Në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e cila ka hyrë në fuqi në qershor 2009, Shqipëria ka pranuar se legjislacioni shqiptar do të përmirësohet gradualisht jo më vonë se shtatë vjet nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje.

Një ndër reformat kryesore të Qeverisë Shqiptare ka qenë dhe krijimi i sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme i cili administrohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shërben për regjistrimin e titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme, në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme, dhe për përgatitjen, mbajtjen e administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave kadastrale dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejta të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.

Pasuritë Shtetërore

Pasuritë shtetërore mund t’i ofrohen bizneseve private nëpërmjet tre mënyrave të mëposhtme:

  • Shitje nëpërmjet privatizimit;
  • Dhënie me qira;
  • Emfiteozë;

Me emfiteozë jepen vetëm pronat e paluajtshme të institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve shtetërore. Kurse me qira jepen pasuritë shtetërore si: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”) dhe tokat e pafrytshme. Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë sipas përcaktimit të pikës 1, janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore.

Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të këtyre pasurive shtetërore janë, si më poshtë vijon:

  • Niveli i investimit;
  • Niveli i punësimit;
  • Oferta e detyrimit mujor të qirasë.

Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.

Kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore janë, si më poshtë vijon:

  • Niveli i investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 për qind të vlerës së pasurisë së shpallur për konkurrim;
  • Qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë;
  • Niveli i punësimit;
  • Oferta e detyrimit mujor.

Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.

Related posts

Sa vite qera ju kushton blerja e një apartamenti në Shqipëri?

Të blesh një shtëpi, apo edhe të jetosh me qera në Shqipëri, tashmë po kthehet në një...

Më shumë

Siguria e pronës

Mekanizmat që garantojnë respektimin e pronës publike dhe private në Shqipëri janë sot të...

Më shumë

Komento