Elementët që do të ngrohin shtëpinë tuaj gjatë sezonit të dimrit

Elementët që do të ngrohin shtëpinë tuaj gjatë sezonit të dimrit

coldromm

Fillimisht duhet të kemi dëshirën për të pranuar një shtëpi të ngrohtë. E themi këtë sepse shumë prej nesh shkarkohen nga energjitë negative, tensionet dhe stresi, por edhe përgjumen nën efektin e ambienteve të ngrohta. Gjithkush duhet t`i ofrojë vetes rehati, me stilin që e bën të ndjehet mirë…
Materialet
Përdorni materiale të gjalla nga natyra: parketi edhe i vetëm arrin ta ngrohë ambientin tuaj, aq i fuqishëm është si vizualisht, ashtu edhe psikologjikisht. Druri,
qoftë ai i errët apo i çelët, e ngroh me shumë lehtësi shtëpinë. Ka raste kur një dysheme e shtruar me rrasa të vërteta guri, e jep njëlloj ndjesinë. Forma e çrregullt e rrasave të gurit e bën shumë të fortë efektin e natyrës në shtëpi. Veshjet me gur, argjilë, tullë argjile (të kuqe) të pasuvatuar, argjilë të pjekur, etj., japin efekt shumë të ngrohtë. Oxhaku i veshur me gurë, mozaikët. Dekorimi i mureve me materiale të buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule zvarritëse, e ngroh ambientin dukshëm. Dritaret me dru të vërtetë i japin tjetër jetë shtëpisë.
Ngjyrat
Ngjyrat vijnë pas ndriçimit. Për syrin e njeriut, ngjyrat më të ngrohta janë ato që i kujtojnë natyrën, ngjyrat e pyllit: e kafta – ngjyra e tokës, e gjelbërta – ngjyra e jetës, portokallia – ngjyra e vjeshtës, okra – ngjyra e grurit. Ndërthurni herë pas here turkezen, të verdhën, të bardhën, madje edhe blunë, për të evituar sheqerosjen.
Ndriçimi
Pa dyshim, fillohet me ndriçimin, i cili duhet të jetë sa më i ngrohtë. Mos u lodhni me shifra, zgjidhni llamba me ngjyrë të ëmbël për syrin. Si p.sh., dritën e prushit, për të përzgjedhur temperaturën e dritës së ngrohtë e të ëmbël që ju nevojitet. Evitoni dritat blu dhe bëni kujdes madje edhe me të bardhat. Abazhurët me stativ, të vendosur mbi komodinë, tavolinë, bibliotekë, kënd edhe tualet madje, e ngrohin pa masë shtëpinë. Zgjidhini abazhurët me veshje bio: tekstil, letër, kashtë, biofibra
Orenditë
Piketoni orendi me material natyrale, dru, lëkurë, tekstile, kashtë, sepse ato sjellin jetë me vete. Evitoni syprinat e xhamit dhe zëvendësojini ato me mermer. Evitoni finiturat e llakuara që ju krijojnë ndjesi hi-tech. Qëndroni sa më pranë artizanales dhe natyrës. Përdorni tapete, sixhade, qilima, të cilët ju mbajnë ngrohtë edhe këmbët. Përdorni materiale që ju mbajnë ngrohtë gjatë ndejtjes në kolltuk: gëzofët, leshin, materialet e buta prej fibre, tekstilet. Përdorniperde të bollshme e të derdhura.
Ftojeni natyrën e gjallë brenda: uji dhe zjarri janë elemente të gjalla që e shoqërojnë njeriun që nga gjeneza, janë elemente që na qetësojnë instiktivisht. Një orë tavoline që gurgullon tinguj uji të rrjedhshëm, një oxhak me prush të vërtetë, i japin tjetër dimension ngrohtësisë së ambientit. Pozicionojeni oxhakun aty ku mund ta shfrytëzoni më shpesh e mos harroni se aroma e tymit të drurit e ngroh shtëpinë dhe nga jashtë. Muzikë me tinguj ambienti, aromatikë bimorë, një zog këngëtar në dritare, etj.
Kultivoni historikë në dekorin e shtëpisë, mos e ndryshoni çdo dy vjet atë.
Orenditë krijojnë historik, kujtime, emocione, identitet, ndjesi të ngrohtë e mikpritëse. Trashëgojini mobiljet që bartin histori dhe kujtime: nëse keni ndonjë mobilje nga shtëpia e vjetër, ajo e prindërve, si p.sh. një sënduk apo makinë qepëse të vjetër, herë pas here
do t`ju dhurojnë kënaqësi, identitet.
Zgjidhini me dashuri të gjitha orenditë e shtëpisë suaj, nëse dëshironi ngrohtësi e dashuri prej saj.
Mbani një mace leshatore e gjumashe, por vetëm pasi të jeni këshilluar me mjekun e familjes. Macet janë qenie që dinë ta shijojnë dhe krijojnë ngrohtësinë, ndoshta më mirë se ne; shpesh janë shembull ngrohtësie.
Mundohuni t`i mbushni të gjitha shqisat tuaja me ndjesi të ngrohta. Pavarësisht se flasim për dizajn vizual, mos mendoni se ambienti i shtëpisë u përket vetëm syve.
Përdorni vepra arti, mundësisht artizanale: vazo qeramike, skulptura druri, guri, bronzi edhe porcelani, pse jo! Suvenire, objekte tradicionale p.sh., mulli kafeje, qeleshe, enë bronzi, orë me mobilje dhe lavjerës, orë tavoline… ngacmoni me dizenjon e tyre. Ekspozoni piktura me gamë të ngrohtë ngjyrash e korniza druri të plota. Evitoni të llakuarat dhe smaltet artificiale. Mund të tentoni edhe korniza të bardha. Një vegël muzikore diku në një kënd të shtëpisë ose një bibliotekë i jep më shumë vlerë dekorit.arredim

Related posts

Lagështira në shtëpi, cilat janë shkaqet dhe si ta evitoni

Lagështirë madje edhe myk, ne dimër shtëpitë tona janë shume te rrezikuara prej këtij...

Më shumë

Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të bardhe për një atmosferë magjike në shtëpi

Si mendoni te krijoni pemën e Vitit te Ri ne ngjyre te bardhe? Ka shume ide shik për te krijuar...

Më shumë

Të Mobilosh Një Apartament

Të mobilosh një apartament apo shtëpi private të duhen ide. Tashmë kompani të ndryshme...

Më shumë

Komento